Ç'është Panairi Jubilar Kosova?

Ky manifestim organizohet me rastin e 10të vjetorit të edicionit të parë të Panairit Kosova ne 1999. Pritet të jetë manifestimi më i madh ekspozues që ka parë Kosova ndonjëherë.

Pse duhet të marr pjesë?

Pjesëmarrja në këtë eveniment është e rëndësishme, si nga ana biznesore ashtu edhe nga ajo e përditshme. Do të jetë një ngjarje e madhe dhe interesante e cila do të frutojë të mira për të gjithë. Mund të gjeni mënyrat e mundshme të pjesëmarrjes këtu. Rolet janë të strukturuara për të gjitha grupet.

Cili është qëllimi i këtij Panairi?

Qëllimi i këtij Panairi është krijimi i shume vendeve të punës, arritja e shumë inovacioneve, ngjallja e botës biznesore në Kosovë, ngritja nga kriza në të cilën po kalojmë. Por mbi të gjitha krijimi i një pikëtakimi në mes ndërmarrjeve me konsumatorët dhe ndër vete.

A është ky vazhdimi i edicioneve të mëparshme të Panairit Kosova në Prishtinë dhe Gjakovë?

Po, ky është vazhdimi i traditës 10 vjeçare të panaireve, dhe gjithsesi organizim i cili mundohet çdo herë të japë më të mirën nga vetja dhe të ofrojë kualitet të lartë në shërbimet që prezenton.

Kur do të mbahet?

Datat zyrtare të Panairit Jubilar Kosova janë 12-17 maj 2010, por manifestimet do të fillojnë edhe më parë dhe do të ketë një mori organizimesh, takimesh B2B, konferenca, evente kulturore qe nga 1-30 Maj 2010.

Iu mirëpresim

 

Home


 

albania
kosova