Panairi Kosova ka qenë panairi i parë ndërkombëtar i organizuar në Kosovë pas luftës. Në 1999, vetëm 4 muaj pas çlirimit në të morën pjesë 110 ndërmarrje nga 8 shtete të ndryshme. Ky u mbajt në shtëpinë e rinisë dhe të sporteve të Prishtinës.



Organizimi ishte i vështirë, mjetet mungonin dhe komunikimi ishte pothuajse i pamundur, por me vullnetin e mirë dhe përpjekjen e shumë njerësve u arrit. Pati perkrahjen e të gjitha istitucioneve më të rëndësishme të vendit.



Prerjen e shiritit te kuq e bëri kryetari i qeverisë së përkohshme të kohës z.Hashim Thaçi. Suksesin e edicionit të parë e ndjekën edhe 14 edicionet e tjera në 5 vjetët që pasuan, të cilat kanë përciellur pjesëmarrjen gjithsejt të më se 1000 ekspozitorëve.

Pas edicionit të parë, tradita u vazhdua ne qytetin e Gjakovës. Edicioni i dytë u mbajt në Shtëpinë e mallrave të Gjakovës. Si mysafir të rëndësishëm të këtij edicioni shquhet z.Kushner, kryeadministrator i vendit në vitin 2000.

Edicioni i vjeshtës i vitit 2000 u mbajt në qendrën tregtare Nertili në Gjakovë. Si në të gjitha edicionet paraprake korri sukses të madh dhe u ndoq nga të gjitha mediat në 5 ditët e tij.

Panairet që pasuan u organizuan të gjitha në objektin e përshtatur për përdorim të tillë, të "Jatex-it" në Gjakovë. Për 4 vjet me radhë vazhduan të organizohen në qendrën e panaireve edicionet që tentonin të ia kalonin njëra tjetrës. Gjithmonë të shoqëruara nga veshjet, vallet, gastronominë dhe mikpritjen që karakterizon popullin tonë.

Edicioni i 11, i vitit 2005 mbahet mend si panairi më i bukur dhe më i suksesshëm nga të gjithë, të lidhur me pjesëmarrjen e gjerë të ndërmarrjeve, dhe me numrin e madh të organizimeve përciellëse.

Tani në largësinë prej 10 vjeteve nga panairi i parë, Panairi Kosova ka maturuar eksperiencën e nevojshme për t’u propozuar si manifestimi më i madh ekspozues ndërkombëtar në Kosovë, në gjendje të plotësojë kërkesat më të spikatura si të ekspozitorëve ashtu edhe te vizituesve.

Me rastin e 10 vjetorit të edicionit të parë, Panairi Kosova propozon pjesëmarrjen në vetrinën më të madhe ekspozuese të organizuar ndonjëherë në Kosovë, nl një strukturë otigjinale, të kualifikuar dhe inovative, të pajisur në mënyrë që të lehtësojë takimin dhe shkëmbimin e produkteve dhe shërbimeve ndërmjet Kosovës dhe tregjeve të jashtme.

Panairi do të mbahet nga 23-27 shtator 2009, por do të përfshihet nga një program më të gjerë promocional i cili nga 15-30 shtator do të përmbajë iniciativa të shumta ndër të cilat takime B2B, konferenca, ekspozime, manifestime kulturote, expo Arts e shumë të tjera.

 

Home


 

albania
kosova